Bateria
Kujdesuni mirë për baterinë, është forca jetëdhënëse e telefonit tuaj.
Telefoni juaj ka një bateri të brendshme, të palëvizshme dhe të rikarikueshme. Përdorni vetëm
karikuesit e miratuar të Nokia të prodhuar për këtë telefon. Mund të përdorni gjithashtu edhe një
kabllo USB të përshtatshëm për të karikuar telefonin tuaj (i përfshirë).
Mos u përpiqni ta hapni kapakun e pasmë ose të hiqni baterinë nga pajisja. Për të zëvendësuar
baterinë, dërgojeni pajisjen te pika juaj më e afërt e autorizuar e shërbimit.
I rëndësishëm: Vetëm personeli i kualifikuar ose një pikë shërbimi e autorizuar duhet të
zëvendësojë baterinë. Zëvendësimi i paautorizuar i baterisë mund të zhvleftësojë garancinë
tuaj.