
Ikonat e shfaqura në telefonin tuaj
Shiriti i statusit në krye të ekranit ju tregon orën aktuale, baterinë dhe fuqinë e sinjalit dhe shumë më
tepër.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
18

Këshillë: Për të fshehur ikonat, trokitni shiritin e statusit.
Fuqia e sinjalit
Niveli i energjisë së baterisë
Bateria është duke u ngarkuar.
Modaliteti i kursimit të baterisë është i aktivizuar.
Thirrjet tuaja transferohen te një numër tjetër ose te kutia postare zanore.
Nuk ka kartë SIM në telefon.
Karta SIM është e kyçur.
Një pajisje Bluetooth është e lidhur me telefonin tuaj.
Është e disponueshme një lidhje Wi-Fi.
Është aktive një lidhje Wi-Fi.
Një aplikim apo shërbim po përdor informacionin tuaj të vendndodhjes.
Telefoni juaj është në roaming dhe jo në rrjetin celular bazë.
Modaliteti i dridhjes është i aktivizuar.
Modaliteti i aeroplanit është i aktivizuar.
Modaliteti i heshtjes është i aktivizuar.
Lloji i rrjetit celular ku jeni lidhur aktualisht do të tregohet me një germë të vetme, me një kombinim
germash ose kombinim germash dhe numrash. Për shembull,
, në varësi të ofruesit të shërbimit
të rrjetit.
Ikonat mund të ndryshojnë sipas rajonit ose ofruesit të shërbimit të rrjetit.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
19