Nokia Lumia 1020 - Krijimi i llogarisë suaj Microsoft

background image

Krijimi i llogarisë suaj Microsoft
Gjallërojeni jetën dhe merrni më shumë nga telefoni juaj, krijoni një llogari Microsoft.

Për të krijuar një llogari Microsoft ju nevojitet një lidhje me internetin. Nëse nuk keni një plan të

dhënash, kostoja e transmetimit të të dhënave mund të shtohet me shpejtësi. Për informacione rreth

kostove të mundshme të të dhënave, kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit. Nëse nuk arrini

të lidheni me internetin, mund ta krijoni llogarinë më vonë.
1. Ndizni telefonin me kartën SIM në telefon.

2. Për të konfiguruar telefonin, ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran.

3. Krijoni llogarinë Microsoft ose hyni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim ekzistues.
Për të kryer thirrje urgjence gjatë konfigurimit fillestar, trokitni urgjenca.
Për të krijuar një llogari Microsoft më vonë, hapni një aplikacion ose shërbim Microsoft në telefonin

tuaj. Ose, në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > emaili+llogaritë > shto

një llogari. Për të krijuar llogarinë tuaj në internet ose për të rivendosur fjalëkalimin tuaj, shkoni te

www.live.com.