Nokia Lumia 1020 - Kopjimi i kontakteve

background image

Kopjimi i kontakteve
Mbani njerëzit tuaj më të afërt dhe më të dashur në majë të gishtërinjve. Përdorni aplikacionin

Transfero të dhënat për të kopjuar me lehtësi kontaktet dhe mesazhet me tekst nga telefoni juaj i

vjetër.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

15

background image

Këshillë: Nëse keni një pajisje më të vjetër Windows Phone ose keni rezervuar më parë kontaktet

tuaja në Windows Live, mund ta shtoni gjithashtu llogarinë tuaj te telefoni dhe të importoni

kontaktet në telefonin tuaj drejtpërdrejt nga ky shërbim.

Telefoni juaj i vjetër duhet të mbështesë Bluetooth. Kontaktet në telefonin e vjetër duhet të jenë të

ruajtura te memoria e telefonit, jo te karta SIM. Aplikacioni nuk funksionon me të gjithë modelet e

telefonave.
1. Aktivizoni Bluetooth te telefoni juaj i vjetër.

2. Në ekranin e nisjes së telefonit tuaj të ri, rrëshqitni majtas dhe trokitni Transfero të dhënat.

3. Trokitni vazhdo dhe aktivizoni Bluetooth.

4. Zgjidhni telefonin e vjetër nga lista e pajisjeve të gjetura dhe ndiqni udhëzimet e shfaqura në të dy

telefonat.
Nëse kontaktet janë të shkruara në një gjuhë që nuk mbështetet nga telefoni juaj i ri, informacioni i

kontaktit mund të mos shfaqet si duhet.