Futja e kartës SIM
Lexoni për të mësuar si të futni një kartë SIM në telefon.
I rëndësishëm: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur vetëm me një kartë SIM mini-UICC,
e njohur edhe si një kartë mikro-SIM. Një kartë mikro-SIM është më e vogël se karta standarde
SIM. Përdorimi i kartave SIM të papërputhshme ose përdorimi i përshtatësve të kartës SIM mund
të dëmtojë kartën ose pajisjen, si dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
Këshillë: Përdorni çelësin e portës SIM për të zhbllokuar mbajtësin SIM. Nëse e humbni çelësin
mund të përdorni një kapëse letrash.
Sigurohuni që telefoni është i fikur.
1. Shtyjeni çelësin në vrimë derisa të lirohet mbajtësi.
2. Nxirrni mbajtësin.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
8
3. Sigurohuni se zona e kontaktit e kartës të jetë me pamje lart dhe futeni kartën në mbajtës.
4. Shtyjeni mbajtësin sërish në telefon derisa të puthitet në vendin e vet.