
Zgjatja e jetëgjatësisë së baterisë
Shfrytëzojeni sa më shumë telefonin tuaj me jetëgjatësisë e nevojshme të baterisë. Ka disa hapa që
mund të ndiqni për të kursyer energjinë në telefonin tuaj.
Për të kursyer energji:
Ngarkoni me zgjuarsi
Gjithmonë ngarkojeni plotësisht baterinë.
Zgjidhni vetëm tingujt e nevojshëm
Bllokoni tingujt e panevojshëm, si për shembull tingujt e
shtypjeve të tasteve.
Përdorni kufje me përcjellës
Përdorni kufje me përcjellës në vend të altoparlantit.
Përdorni kursimin e baterisë
• Mund ta konfiguroni telefonin që ta kursejë
automatikisht energjinë kur niveli i ngarkimit të
baterisë është i ulët. Për të kontrolluar statusin e
baterisë dhe për të aktivizuar kursimin e baterisë, në
ekranin e nisjes rrëshqitni majtas dhe trokitni
Parametrat > kursimi i baterisë.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
31

Kur telefoni juaj kalon në modalitetin e kursimit të
baterisë, ju mund të mos arrini të ndryshoni
parametrat e të gjitha aplikimeve.
• Ju mund të zgjidhni kur dëshironi që të aktivizohet
modaliteti i kursimit të baterisë. Trokitni te të
përparuara.
Ndryshimi i parametrave të ekranit të
telefonit
• Konfigurojeni ekranin e telefonit që të çaktivizohet
pas një kohe të shkurtër. Në ekranin e nisjes,
rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > ekrani
i bllokimit > Caku kohor i ekranit pas.
• Aktivizoni Kundrimi vetëm kur është e nevojshme. Për
të çaktivizuar Kundrimi, në ekranin e nisjes, rrëshqisni
majtas, trokitni te Parametrat > afisho+prek dhe
rrëshqisni te kundrimi. Kaloni Kundrimi te Joaktive.
• Përdorni trokitjen e dyfishtë për të zgjuar telefonin
vetëm kur ju duhet. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni
majtas dhe trokitni Parametrat > afisho+prek.
Rrëshqisni te prek dhe pastroni kutinë e kontrollit
Prek dy herë për të aktivizuar telefonin.
Reduktoni ndriçimin e ekranit
• Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni
Parametrat > ndriçimi. Sigurohuni që Rregullo
automatikisht të jetë në Joaktiv
. Kaloni Niveli
te i ulët dhe kaloni Rregullo automatikisht te Aktiv
.
• Për të ulur ndriçimin e ekranit kur kursimi i baterisë
është aktiv, te ekrani i nisjes rrëshqitni majtas,
trokitni te Parametrat > afisho+prek dhe kaloni
Ndriçim për kursim baterie te Aktive.
Ndalimi i ekzekutimit të aplikacioneve në
sfond
• Mbyllni aplikacionet që nuk po i përdorni. Për të
mbyllur pjesën më të madhe të aplikacioneve, shtypni
.
• Disa aplikacione mund të ekzekutohen në sfond pa
qenë e nevojshme. Në ekranin e nisjes rrëshqisni
majtas, trokitni te Parametrat, rrëshqisni te
aplikacionet dhe trokitni te detyrat në sfond. Trokitni
te aplikacione që dëshironi të bllokoni dhe trokitni te
blloko.
Përdorimi i shërbimeve të zgjedhura të
vendndodhjes
Nëse dëshironi që t'i mbani të aktivizuara shërbimet e
vendndodhjes, por nuk dëshironi të përdorni shërbimet
e informimit, në ekranin e nisjes rrëshqisni majtas dhe
trokitni te Parametrat. Rrëshqitni te aplikacionet,
trokitni te kontaktet dhe kaloni Përdor vendndodhjen
time te Joaktiv
.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
32

Përdorimi i lidhjeve të zgjedhura të rrjetit • Konfigurojeni telefonin tuaj që të kontrollojë më rrallë
për postë të re ose vetëm sipas kërkesës. Në çdo kuti
postare që keni, trokitni
> parametrat >
sinkronizo parametrat dhe ndryshoni parametrin për
Shkarko përmbajtje të re.
• Aktivizoni Bluetooth vetëm kur t'ju nevojitet.
• Aktivizoni NFC vetëm kur t'ju nevojitet. Për të
çaktivizuar veçorinë e trokit+dërgo, në ekranin e
nisjes rrëshqisni majtas, trokitni te Parametrat >
trokit+dërgo dhe kaloni Ndarja me NFC te Joaktive
.
• Përdorni një lidhje Wi-Fi për t'u lidhur me internetin,
në vend të lidhjes së të dhënave celulare.
Këshillë: Për të mbajtur lidhjen Wi-Fi aktive dhe
kur ekrani i telefoni fiket, në ekranin e nisjes
rrëshqitni majtas, trokitni Parametrat > Wi-
Fi > i përparuar dhe trokitni kutinë e kontrollit
Mbaje Wi-Fi aktiv kur ekrani arrin cakun
kohor.
• Ndaloni skanimin e telefonit tuaj për rrjetet e
disponueshme me valë. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni
majtas, trokitni Parametrat > Wi-Fi dhe kaloni
Rrjetet Wi-Fi te Joaktiv
.
• Ndaloni lidhjen e telefonit tuaj me lojërat. Në ekranin
e nisjes, rrëshqitni majtas, trokitni Parametrat,
rrëshqitni te aplikacionet, trokitni lojërat dhe
çaktivizoni parametrat e nevojshme.
• Nëse jeni duke dëgjuar muzikë apo po përdorni
ndryshe telefonin tuaj, por nuk dëshironi të kryeni apo
të merrni thirrje, aktivizoni modaliteti i aeroplanit.