
Ruajtja e fotografive dhe gjërave të tjera te SkyDrive
Mund t'i ngarkoni skedarët e ruajtur në telefon te SkyDrive për qasje me lehtësi nga telefoni, tableta
ose kompjuteri.
Ju nevojitet një llogari e Microsoft për t'u lidhur me SkyDrive.
1. Trokitni Fotografitë dhe shfletoni për te një fotografi ose video.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
40

2. Trokitni te
> ruaj te SkyDrive.
3. Shkruani një emërtim për fotografinë, nëse dëshironi, dhe trokitni te ose .
Këshillë: Për ta vendosur telefonin që të ngarkojë automatikisht fotografitë ose videot tuaja te
SkyDrive, në ekranin e nisjes rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat. Rrëshqitni te
aplikacionet dhe trokitni foto+kamera > SkyDrive.
Ruajtja e një dokumenti të Office te SkyDrive
Trokitni Office, rrëshqitni te vendet dhe trokitni telefon. Më pas trokitni dhe mbani të shtypur
skedarin që dëshironi të ruani dhe trokitni te ruaj në... > SkyDrive.
Këshillë: Gjithashtu mund t'i ruani një dokument te SkyDrive kur jeni duke punuar me të. Trokitni
> ruaj si... dhe kaloni Ruaj në në SkyDrive. Nëse ndryshoni vendndodhjen e Ruaj në, do të
ndryshohet vendndodhja e paracaktuar për të gjithë skedarët.