
Ndarja e fotografive dhe dokumenteve midis pajisjeve
Me SkyDrive, ju mund të keni me lehtësi qasje te fotografitë, dokumentet dhe gjëra të tjera që keni
ngarkuar nga çdo pajisje.
Për të ngarkuar fotografitë, dokumentet ose gjëra të tjera të ruajtura në telefon, tabletë ose
kompjuter te SkyDrive, duhet të hyni në llogarinë tuaj të Microsoft. Për t'u qasur në përmbajtjen e
ngarkuar në një pajisje tjetër, duhet të hyni në të njëjtën llogari të Microsoft që është përdorur kur
keni ngarkuar përmbajtjen.
Për të ngarkuar ose shkarkuar përmbajtje, ju nevojitet një lidhje me internetin. Nëse nuk keni një plan
të dhënash, kostoja e transmetimit të të dhënave mund të shtohet me shpejtësi. Për informacione
rreth kostove të mundshme të të dhënave, kontaktoni me ofruesin e shërbimit të rrjetit.
Ka një numër vendesh nga ku mund të keni qasje në materialet tuaja në SkyDrive. Në telefon mund
të kontrolloni fotografitë dhe videot tuaja në qendrën Fotografitë ose të hapni dokumentet tuaja të
Office në qendrën Office. Mund të shkarkoni gjithashtu aplikacionin e SkyDrive nga Dyqani për të
parë dhe menaxhuar të gjitha llojet e skedarëve në telefon.
Në tabletë ose kompjuter, mund të menaxhoni materialet tuaja në linjë në www.skydrive.com ose
mund të përdorni aplikimin e SkyDrive dhe të qaseni në SkyDrive drejtpërdrejt nga kompjuteri juaj
desktop. Nëse nuk keni ende aplikimin e SkyDrive, mund ta shkarkoni dhe ta instaloni nga
www.skydrive.com.
Këshillë: Me aplikacionin e SkyDrive në kompjuter mund të zvarritni dhe të hidhni me lehtësi
skedarët që dëshironi t'i ngarkoni te dosja e SkyDrive në menaxherin e skedarëve, si Eksploruesi
i Windows ose Gjetësi, dhe skedarët do të ngarkohen automatikisht te SkyDrive.