Nokia Lumia 1020 - SkyDrive

background image

SkyDrive

Ruani materialet tuaja në retë kompjuterike. Nuk keni pse të shqetësoheni për të liruar hapësirë për

të preferuarat tuaja ose për aplikacionet e reja.

SkyDrive është një hapësirë ruajtëse në re kompjuterike për të gjitha dokumentet dhe fotografitë

tuaja, në mënyrë që të qaseni te to, t'i ndani ose t'i riktheni në çdo kohë nëse është nevoja. Gjithashtu

mund t'i rezervoni materialet tuaja automatikisht, në mënyrë që kur nxirrni një fotografi ose

regjistroni një video, ajo të kopjohet në albumin tuaj në renë kompjuterike.
Me SkyDrive, ju mund të keni qasje në fotografitë, dokumentet dhe më shumë, nga telefoni, tableta

ose kompjuteri. Në varësi të aplikacionit, ju mund të vazhdoni madje të punoni në një dokument

pikërisht aty ku e keni lënë më parë.
Ka një numër vendesh nga ku mund të keni qasje në materialet tuaja në SkyDrive. Mund të ruani

fotografitë tuaja në SkyDrive në qendrën Fotografitë ose të menaxhoni dokumentet tuaja të zyrës

në qendrën Office.

Këshillë: Për të menaxhuar me lehtësi të gjitha materialet në renë kompjuterike me anë të

telefonit, mund të shkarkoni aplikacionin e SkyDrive nga Dyqani.