Skanimi i kodeve ose i tekstit
Përdorni kamerën e telefonit për të skanuar gjëra, si kode QR, kode me shirit dhe kapakë të librave
dhe DVD-ve, dhe merrni informacione të tjera për ato që mund të njohë telefoni juaj.
Shtypni dhe trokitni .
1. Drejtojeni kamerën te një kod.
2. Trokitni te një rezultat për më shumë informacion.
Këshillë: Mbajeni kamerën të palëvizshme dhe sigurohuni që ajo që po skanoni është tërësisht
e shikueshme nga zbuluesi i pamjeve të kamerës.
Shembull: Përpiquni të skanoni kodin në vijim dhe shihni se ç'do të ndodhë.
Përkthimi ose kërkimi i tekstit në ueb
Drejtojeni kamerën te teksti, trokitni te skano tekstin dhe fjalët që dëshironi dhe trokitni te përkthe
ose kërko.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në të gjitha gjuhët.