Përdorimi i tastierës virtuale
Të shkruash me tastierën virtuale është e thjeshtë dhe argëtuese. Ju mund të përdorni tastierën kur
mbani telefonin në modalitetin vertikal ose horizontal.
Trokitni mbi një kuadrat teksti.
1
tastet e karaktereve
2
tasti
Zhvendos
3
tasti Numrat dhe simbolet
4
tasti Gjuha
5
tasti Emotikonat
6
tasti Hapësira
7
tasti Hyr
8
tasti Hapësirë prapa
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
34
Pamja e tastierës mund të ndryshojë në aplikime dhe gjuhë të ndryshme. Tasti i gjuhës tregohet vetëm
kur zgjidhen më shumë se një gjuhë. Shembulli tregon tastierën në anglisht.
Kalimi ndërmjet karaktereve me shkronjë të madhe dhe të vogël
Trokitni tastin zhvendos. Për të aktivizuar modalitetin me shkronja të mëdha, trokitni dy herë tastin.
Për t'u kthyer në modalitetin normal, trokitni sërish tastin zhvendos.
Shkrimi i një numri ose karakteri të veçantë
Trokitni tastin e numrave dhe simboleve. Për të parë më shumë taste të karaktereve të veçanta,
trokitni tastin zhvendos. Disa taste të karaktereve të veçanta shfaqin më shumë simbole. Për të parë
më shumë simbole, trokitni dhe mbani të shtypur një simbol ose karakter të veçantë.
Këshillë: Për të vendosur pikë në fund të fjalisë dhe për të filluar një fjali të re, trokitni tastin e
hapësirës dy herë.
Këshillë: Për të shkruar shpejt një numër ose karakter të veçantë, ndërsa mbani të shtypur tastin
e numrave dhe simboleve, rrëshqitni gishtin te karakteri dhe ngrijeni gishtin.
Kopjimi ose ngjitja e tekstit
Trokitni një fjalë, zvarritni rrathët përpara dhe pas fjalës për të theksuar pjesën që dëshironi të kopjoni
dhe trokitni . Për të ngjitur tekstin, trokitni .
Shtimi i theksit te një karakter
Trokitni dhe mbani shtypur karakterin dhe trokitni karakterin me theks.
Fshirja e një karakteri
Trokitni tastin hapësirë prapa.
Kalimi ndërmjet gjuhëve të shkrimit
Trokitni dhe mbani shtypur tastin e gjuhës dhe zgjidhni gjuhën që dëshironi. Tasti i gjuhës tregohet
vetëm kur zgjidhen më shumë se një gjuhë.
Lëvizja e kursorit
Trokitni dhe mbani të shtypur tekstin derisa të shihni kursorin. Pa lëvizur gishtin, zvarritni kursorin
në vendin që dëshironi.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
35