Përdorimi i sugjerimeve të tastierës për fjalët
Telefoni juaj sugjeron fjalë ndërsa shkruani, për t'ju ndihmuar të shkruani më shpejt dhe më saktë.
Sugjerimet e fjalëve janë të disponueshme në disa gjuhë.
Kur filloni të shkruani një fjalë, telefoni ju sugjeron fjalët e mundshme. Kur fjala që ju dëshironi shfaqet
në shiritin e sugjerimit, zgjidheni fjalën. Për të parë më shumë sugjerime, rrëshqitni majtas.
Këshillë: Nëse fjala e sugjeruar është e shënuar me shkronja të trasha, telefoni juaj e përdor atë
automatikisht për të zëvendësuar fjalën që keni shkruar. Nëse fjala është e gabuar, trokitni tek
ajo për të parë fjalën origjinale dhe disa sugjerime të tjera.
Korrigjimi i një fjale
Nëse vini re se e keni shkruar gabim një fjalë, trokitni tek ajo për të parë sugjerimet për korrigjimin e
fjalës.
Shtimi i një fjale të re në fjalor
Nëse fjala që dëshironi nuk është në fjalor, shkruani fjalën, trokitni mbi të dhe trokitni shenjën plus
(+) në shiritin e sugjerimit. Telefoni juaj gjithashtu mëson fjalë të reja kur i keni shkruar ato disa herë.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
36
Çaktivizimi i sugjerimeve të fjalëve
Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > tastiera. Trokitni tastierën e gjuhës
suaj dhe pastroni kutinë e kontrollit Sugjero tekst.