
Personalizimi i toneve të telefonit
Ju mund të zgjidhni tonet më të bukura për telefonin tuaj.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat > tonet e ziles+tingujt.
2. Zgjidhni llojin e tonit të ziles ose sinjalizimin që dëshironi të ndryshoni dhe zgjidhni tingullin.
Shtoni tone të ziles nga kompjuteri te telefoni
Lidheni telefonin me kompjuterin tuaj me anë të një kablloje USB dhe përdorni menaxherin e
skedarëve të kompjuterit për të lëvizur këngën që dëshironi te dosja e toneve të ziles në telefon.
Për ta vendosur këngën si ton të ziles, në pamjen e tonet e ziles+tingujt, trokitni Toni i ziles dhe nën
I përshtatur, trokitni te kënga.
Mund ta përdorni një këngë si ton të ziles nëse nuk është e mbrojtur me menaxhimin e të drejtave
dixhitale (DRM) dhe është më e vogël se 30 MB.
Këshillë: Dëshironi të krijoni një zile telefoni unike? Trokitni Dyqani, dhe shkarkoni
aplikacionin Ringtone Maker.
Kompjuteri juaj duhet të ketë Windows Vista, Windows 7 ose Windows 8.