Personalizimi i ekranit të nisjes
Do të donit të kishit vetëm aplikacionet më të përdorura në ekranin e nisjes? Ju mund të vendosni
në ekranin e nisjes aplikacionet e preferuara, sajtet e uebit dhe shumë më tepër, dhe t'i lëvizni apo
t'u ndryshoni përmasat si të dëshironi.
1. Për të vendosur një aplikacion, rrëshqitni majtas për të shkuar te menyja e aplikacioneve.
2. Trokitni dhe mbani të shtypur aplikacionin dhe trokitni vendos te nisja.
Vendosja e një kontakti
Trokitni Kontaktet, trokitni dhe mbani të shtypur një kontakt dhe trokitni vendos te nisja.
Kur vendosni kontakte, përditësimet e furnizimeve të tyre shfaqen te pllakëza dhe ju mund t'i
telefononi drejtpërdrejt nga ekrani i nisjes.
Vendosja e një faqeje uebi
Shkoni te një sajt uebi dhe trokitni
> vendos te nisja.
Lëvizja e një pllakëze
Trokitni dhe mbani shtypur pllakëzën, zvarriteni dhe lëshojeni në vendndodhjen e re dhe trokitni
ekranin.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
26
Ndryshimi i përmasës ose zhvendosja e një pllakëze
Për të ndryshuar përmasën trokitni dhe mbani shtypur pllakëzën dhe trokitni ikonën me shigjetë.
Pllakëzat mund të jenë të vogla, të mesme ose të gjera. Sa më e madhe të jetë pllakëza, aq më shumë
informacion mund të tregojë.
Për të zhvendosur pllakëzën trokitni dhe mbani shtypur pllakëzën dhe trokitni .