Nokia Lumia 1020 - Krijimi i një ekrani të nisjes të sigurt dhe argëtues për fëmijët

background image

Krijimi i një ekrani të nisjes të sigurt dhe argëtues për fëmijët
Mund të lejoni fëmijët që të përdorin disa aplikime në telefonin tuaj pa u shqetësuar se mund të fshijnë

aksidentalisht emailin e punës, se mund të bëjnë blerje në linjë apo të bëjnë ndonjë gjë tjetër që nuk

duhet ta bëjnë. Vendosni aplikimet e zgjedhura, lojërat dhe preferenca të tjera që fëmijët t'i shijojnë

në ekranin e tyre të nisjes.

1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat.

2. Trokitni te këndi i fëmijëve.

3. Zgjidhni cilën përmbajtje mund të përdorin fëmijët tuaj. Mund të vendosni gjithashtu një fjalëkalim

që fëmijët të mos kenë qasje në ekranin tuaj të nisjes.

Këshillë: Tregoju fëmijëve se si mund ta personalizojnë ekranin e tyre të nisjes. Për të ndryshuar,

për shembull, fotografinë e sfondit, trokitni përshtat. Në ekranin e nisjes, mund të ndryshoni

përmasat apo të lëvizni pllakëzat sipas mënyrës normale.
Këshillë: Për të lejuar që fëmijët të bëjnë një blerje nga aplikimi, si blerje të pikëve të lojës,

vendosni një PIN të Portofolit. Duhet të vendosni PIN-in e Portofolit për të kryer secilën blerje.

Për të vendosur një PIN të Portofolit, në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni

Portofoli >

> parametrat+pin. Disa blerje mund të mos jenë të disponueshme për të gjitha

moshat.

Vajtja te ekrani juaj i nisjes

Mbani të shtypur dy herë tastin e energjisë dhe rrëshqitni lart në ekranin e bllokimit. Nëse keni

vendosur një fjalëkalim, shkruajeni atë.
Kthimi prapa në ekranin e nisjes së fëmijëve

Në ekranin e bllokimit rrëshqitni majtas dhe mbi ekranin e bllokimit të fëmijës, rrëshqitni lart.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

28

background image

Fikja e ekranit të nisjes së fëmijëve

Në ekranin e fillimit, rrëshqitni majtas, trokitni Parametrat dhe kaloni këndi i fëmijëveJoaktiv

.