Përdorimi i telefonit me lehtësi
Po mundoheni me tekst të vogël ose imazhe të paqarta? Bëjeni shkrimin më të madh dhe ekranin më
të lehtë për t'u parë. Ju mund të përdorni telefonin edhe me teleshkrues (TTY/TDD).
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat.
2. Trokitni te lehtësia e qasjes.
Ndryshimi i përmasës së shkrimit
Zvarriti rrëshqitësin Madhësia e tekstit.
Aktivizimi i kontrastit të lartë
Kaloni Kontrasti i lartë te Aktive
.
Zmadhimi i ekranit
Kaloni Zmadhuesi i ekranit te Aktive
dhe trokitni dy herë ekranin me 2 gishta. Kur përdorni
zmadhuesin, përdorni 2 gishta për të lëvizur nëpër ekran. Për të ndaluar zmadhimin, trokitni dy herë
ekranin me 2 gishta.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
24
Përdorimi i telefonit me TTY/TDD
Kaloni TTY/TDD te i plotë.
Modalitetet e disponueshme TTY/TDD mund të ndryshojnë sipas ofruesit të shërbimit të rrjetit.