Përdorimi i ekranit me prekje
Eksploroni telefonin tuaj me trokitje, rrëshqitje ose zvarritje.
1. Për të përdorur telefonin, thjesht trokitni ose trokitni dhe mbani shtypur ekranin me prekje.
2. Për të hapur opsione të mëtejshme, vendosni gishtin tuaj mbi një artikull derisa të hapet menyja.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
21
Këshillë: Mund ta përdorni telefonin tuaj edhe me dorashka. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni
majtas dhe trokitni Parametrat > afisho+prek. Rrëshqisni te prek dhe kaloni Ndjeshmëria e
prekjes te E lartë.
Shembull: Për të hapur një aplikacion ose artikull tjetër, trokitni aplikacionin ose artikullin. Për
të redaktuar ose fshirë një takim në kalendar, trokitni dhe mbani shtypur takimin dhe zgjidhni
opsionin e duhur.
Trokitja dhe mbajtja shtypur për të zvarritur një artikull
Vendosni gishtin tuaj mbi artikull për një ose dy sekonda dhe rrëshqitni gishtin në ekran.
Rrëshqitja
Vendosni gishtin tuaj mbi ekran dhe rrëshqiteni në drejtimin e dëshiruar.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
22
Shembull: Rrëshqitni majtas ose djathtas mes ekranit të nisjes dhe menysë së aplikacioneve
ose mes pamjeve të ndryshme në qendra. Për të lëvizur me shpejtësi mes një liste ose menyje
të gjatë, rrëshqiteni gishtin shpejt në lëvizje çokitëse lart ose poshtë ekranit, dhe ngrijeni gishtin.
Për të ndaluar lëvizjen, trokitni ekranin.
Zmadhimi ose zvogëlimi
Vendosni dy gishta mbi një artikull, si p.sh. hartë, foto ose faqe uebi dhe rrëshqitni gishtat duke i
larguar ose duke i bashkuar.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
23
I rëndësishëm: Shmangni gërvishtjen e ekranit të prekjes.