Kursimi në kostot e roamingut të të dhënave
Dëshironi të kurseni në faturat e telefonit? Mund të ulni kostot e roamingut të të dhënave duke
ndryshuar parametrat e të dhënave celulare. Roaming për të dhënat do të thotë se celulari merr të
dhëna nga rrjete të cilat nuk janë nën zotërimin apo drejtimin e ofruesit tuaj të shërbimit të rrjetit.
Lidhja me internetin gjatë roaming, veçanërisht kur jeni jashtë shtetit, mund t'i rrisë kostot në mënyrë
të konsiderueshme. Ofruesi i shërbimit të rrjetit tuaj mund t'ju tarifojë me një tarifë fikse për
transferimin e të dhënave ose me pagesë sipas përdorimit. Për të përdorur metodën optimale të
lidhjes, ndryshoni parametrat e Wi-Fi, të të dhënave celulare dhe të shkarkimit të postës.
Përdorimi i lidhjes Wi-Fi është përgjithësisht më i shpejtë dhe më ekonomik se përdorimi i lidhjes së
të dhënave celulare. Nëse lidhja Wi-Fi dhe të dhënat celulare janë të disponueshme, telefoni juaj
përdor lidhjen Wi-Fi.
Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Parametrat.
1. Trokitni Wi-Fi.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
33
2. Sigurohuni që Rrjetet Wi-Fi të jetë në Aktive
.
3. Zgjidhni lidhjen që dëshironi të përdorni.
Mbyllja e një lidhjeje me të dhëna celulare
Trokitni rrjeti celular dhe kaloni Lidhja e të dhënave te joaktive.
Ndalimi i roamingut të të dhënave
Trokitni rrjeti celular dhe kaloni Opsionet e të dhënave në roaming te jo në roaming.
Këshillë: Për të kursyer në kostot e të dhënave kur udhëtoni, ruajini hartat e reja në telefonin
tuaj përpara udhëtimit, dhe shfletojini hartat jashtë linje. Nëse keni pak hapësirë, mund të hiqni
disa harta nga telefoni juaj.
Vendosja e shkarkimit të emailit në manual
Konfigurojeni telefonin tuaj që të kontrollojë më rrallë për postë të re ose vetëm sipas kërkesës. Në
çdo kuti postare që keni, trokitni
> parametrat > sinkronizo parametrat dhe ndryshoni
parametrin për Shkarko përmbajtje të re.