Shkarkimi i një aplikacioni, loje ose artikulli
Shkarkoni falas aplikacione, lojëra apo gjëra të tjera, ose blini më shumë përmbajtje për telefonin
tuaj.
1. Trokitni te Dyqani.
2. Trokitni një artikull për të parë detajet e tij.
3. Nëse artikulli ka çmim, trokitni bli, ose për ta provuar falas artikullin për një kohë të kufizuar, trokitni
provo. Nëse artikulli është falas, trokitni instalo.
4. Nëse nuk keni hyrë në llogarinë tuaj Microsoft, hyni tani.
5. Ndiqni udhëzimet e treguara në telefonin tuaj.
Kur shkarkimi të ketë përfunduar, mund të hapni ose shikoni artikullin, ose mund të vazhdoni
shfletimin për më shumë përmbajtje. Lloji i përmbajtjes përcakton se ku ruhet artikulli në telefonin
tuaj: muzika, videot, dhe podkastet mund të gjenden në qendrën Muzikë+Video lojërat mund të
gjenden në qendrën Lojërat dhe aplikacionet mund të gjenden në menynë e aplikacioneve.
Për më shumë informacion mbi një artikull, kontaktoni publikuesin e artikullit.
Këshillë: Përdorni një lidhje Wi-Fi për të shkarkuar skedarë të mëdhenj.