Dyqani
Personalizojeni telefonin tuaj me më shumë aplikacione, lojëra dhe elemente të tjera, disa prej të
cilave janë falas. Shfletoni Dyqani për të gjetur përmbajtjen më të fundit për ju dhe telefonin tuaj.
Ju mund të shkarkoni:
• Aplikime
• Lojëra
• Muzikë
• Video
• Podkaste
Gjithashtu ju mund të:
• Merrni përmbajtje që është e përshtatshme për shijet dhe vendndodhjen tuaj
• Ndani rekomandime me shokët
Disponueshmëria e Dyqani dhe zgjedhja e artikujve të disponueshëm për shkarkim varet nga rajoni
juaj.
Për të shkarkuar nga Dyqani, duhet të hyni në llogarinë tuaj Microsoft në telefon. Pasi të keni hyrë,
ju ofrohet përmbajtje e përputhshme me telefonin tuaj.
Mund të kërkoni dhe të shkarkoni përmbajtje drejtpërdrejt në telefonin juaj, ose të shfletoni
përmbajtjen e Dyqani në kompjuter dhe të dërgoni lidhjet nga aty në telefon me mesazhe me tekst.
Shumë artikuj janë pa pagesë; për disa duhet të paguani me kartën e kreditit ose në faturën e telefonit.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
42
Disponueshmëria e mënyrave të pagesës varet nga vendi juaj i banimit dhe ofruesi i shërbimit tuaj të
rrjetit.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e sasive të mëdha
të të dhënave, që mund të sjellë kosto të të dhënave.