
Dëgjimi i muzikës me valë
Me altoparlantin me valë JBL PowerUp, mund të dëgjoni muzikë me cilësi të lartë të audios dhe të
ngarkoni telefonin, të gjitha pa asnjë tel.
Altoparlantët me valë Nokia, si JBL PowerUp, shiten më vete. Disponueshmëria e aksesorëve
ndryshon sipas rajonit.
Ju nevojitet një kapak ngarkimi me valë nga Nokia i shënuar me logon Qi brenda kapakut që ngarkimi
me valë të funksionojë. Kapaku mund të jetë i përfshirë në kutinë e shitjeve ose mund të shitet më
vete. Përdorni vetëm kapakët origjinalë Nokia për ngarkimin me valë.
1. Prekni zonën NFC të altoparlantit me zonën NFC të telefonit. Altoparlanti lidhet automatikisht me
telefonin tuaj.
2. Për të ngarkuar telefonin, vendoseni atë mbi zonën e ngarkimit me valë mbi altoparlant. Dritat
treguese të ngarkimit do të ndizen me ngjyrë të bardhë dhe pulsojnë gjatë ngarkimit.
© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
91