Shkarkimi i muzikës nga Muzika Nokia
Mbani ritmin dhe shkarkoni muzikën tuaj të preferuar nga Muzika Nokia.
Këshillë: Kur është e disponueshme, përdorni një lidhje W-Fi për të transmetuar dhe shkarkuar
muzikë nga Muzika Nokia. Për informacione se si të lidheni me internetin, shihni manualin e
përdorimit të telefonit tuaj.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Muzika Nokia > dyqani.
2. Shfletoni për te kënga apo albumi që dëshironi të shkarkoni.
3. Trokitni te çmimi i këngës ose albumit. Disa këngë mund të shkarkohen vetëm si pjesë e një albumi.
4. Nëse ju kërkohet, hyni në llogarinë tuaj Nokia.
5. Zgjidhni mënyrën e pagesës.
Këngët ruhen te telefoni juaj dhe shtohen automatikisht në koleksionin tuaj të muzikës.
Shikimi i shkarkimeve aktive
Trokitni te parametrat.