Personalizimi i Mix Radio
Ju mund të krijoni një profil muzike për të dëgjuar miksime zhanresh që janë përshtatur për shijet
tuaja. Profili juaj hartohet automatikisht nga muzika që keni në kompjuter.
1. Në ekranin e nisjes, rrëshqitni majtas dhe trokitni Muzika Nokia > krijo miks.
2. Rrëshqitni te Personalizo dhe trokitni Si funksionon?.
3. Në kompjuter, shkoni te adresa e uebit që shfaqet në telefonin tuaj dhe për të krijuar profilin tuaj,
ndiqni udhëzimet që shfaqen në sajtin e uebit.
4. Në telefon, trokisni krijo miks, rrëshqisni te Personalizo dhe trokisni merr profilin tim muzikor
dhe zhanrin që dëshironi të dëgjoni.
Këshillë: Rrëshqisni lart përtej imazheve për të parë të gjitha zhanret.
Ky shërbim mund të mos jetë i disponueshëm për të gjitha shtetet apo rajonet.