Nokia Lumia 1020 - Luajtja e një loje

background image

Luajtja e një loje
Të luash në telefonin tënd është një eksperiencë e vërtetë sociale. Shërbimi i lojërave të Microsoft,

Xbox, ju lejon të luani lojëra me miqtë tuaj dhe të përdorni profilin tuaj të lojtarit për të kontrolluar

rezultatet e lojërave dhe arritjet. Mund ta bëni këtë në linjë, në panelin tuaj të Xbox dhe në telefonin

tuaj në qendrën Lojërat.
Trokitni te Lojërat.
Rrëshqitni te koleksioni dhe zgjidhni një lojë. Nëse është një lojë Xbox, hyni në llogarinë tuaj Xbox.

Nëse nuk keni ende një llogari, mund ta krijoni atë. Xbox nuk është i disponueshëm në të gjitha zonat.

Këshillë: Mund të vendosni lojërat e preferuara në ekranin e nisjes. Në pamjen koleksioni,

trokitni dhe mbani të shtypur lojën dhe trokitni vendos te nisja.

Marrja e më shumë lojërave

Mund të merrni lojëra të reja nga Dyqani. Rrëshqitni te koleksioni dhe trokitni merr më shumë

lojëra.
Pranimi i një ftese për të luajtur një lojë

Hyni në Xbox, rrëshqitni në njoftimet dhe trokitni ftesën. Nëse nuk e keni lojën, por është e

disponueshme në zonën tuaj në Dyqani, mund të shkarkoni një variant provë ose ta blini menjëherë.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

96

background image

Rifillimi i luajtjes së një loje

Kur riktheheni te një lojë, vetë loja mund të ketë një buton rifillimi. Nëse jo, trokitni ekranin.

© 2013 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

97